KreuCelebrity

Ndjekësit e ofendojnë, Rudina u kthen përgjigje!

Dy ditë më parë teksa Rudina Magjistari postoi  një foto pa grim, nga pushimet e saj, krahas shumë komplimentave, pati edhe nga ata ndjekës të cilëve moderatorja nuk ju duk aspak e bukur.

 

Duke qenë që nuk është në natyrën e Rudinës që të replikojë me komentuesit, ajo gjeti një formë tjetër për t’ju kthyer përgjigje të gjithë atyre që nuk e pëlqejnë paraqitjen e saj. Sërish me një foto nga pushimet që po kalon në Greqi, Magjistari e ulur në një varkë, me flokët e çrregullt dhe me lëkurën të çliruar nga grimi, përshëndet ndjekësit e saj dhe ‘thumbon’ ata që s’e pëlqejnë. “E diela ime sot, ju si po kaloni? Ups ndjesë për flokët e pakrehur, por problemi është se mua më pëlqejnë”; shkruan ajo nën foto. Me siguri kritikuesit mesazhin e kanë marrë pas kësaj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF