Ushqimet më të mira në plazh: po kastraveci,  jo të skuqurat!

Rregulli i parë është të hahet shëndetshëm dhe pa u rënduar. Të skuqurat dhe yndyra nuk shkojnë shumë mirë me të nxehtin e plazhit. Gjatë ditës duhen konsumuar 2-3 herë fruta dhe perime të freskëta të stinës. Shumë ujë, por më mirë te evitohen pijet me sheqer. Caji po, nëse e pergatisni vetë.

Frutat mund të hahen të gjitha: pjeshkë, banane, rrush, qershi, shalqi, pjepër, fiq, nuk ka asnjë kufizim.

Nuk këshillohen yndyrnat te tepërta; synoni sallatat ( përfshirë atë me oriz që është një tip karbohidrati i pranuar shumë mirë nga organizmi), e ndonjë drekë mund ta kaloni dhe lehtshëm, me panine ose proshutë, djathë e vezë të zjera. Tek perimet, kastraveci zë vendin e parë ( është goxha hidratues në plazh), por edhe finoku ka vlera shumë dhe është freskues.

Previous ArticleNext Article