Aktori I famshëm: 25 vjet lidhje dhe sërish i dashuruar me të shoqen ( e nuk i ka problem fare kilet e saj!)

Kanë një cerek shekulli bashkë, por Pierce Brosnan me bashkëshorten janë të pandashëm. Fotoja këtu poshtë flet vetë.

E adhurueshme, apo jo. 65 vjecari dhe e shoqja, Keely Shaye Smith, janë një prej cifteve “të artë“ të një bote të ashpër si ajo e filmit ku marrëdheniet zor se i rezistojnë kohës. Fotoja e fundit është shkrepur gjatë pushimeve të tyre ( romantike) në Los Angeles. Javën e kaluar, festuan 25 vjet që janë bashkë dhe duken po aq të dashuruar sa në fillim. Brosnan vazhdon të mbetet mjaft në formë, por edhe pse e shoqja ka marrë gati dyfishin e peshës që nga koha e njohjes, aktorin kjo nuk e shqetëson aspak. Ndonëse i rrethuar në punën e tij nga femra që janë ndër më të bukurat në botë, Pierce ka sy vetëm për bashkëshorten.

Previous ArticleNext Article