KreuInterior

Interior/ Aksesorët që i dhurojnë shtëpisë tuaj freskinë verore!

Pavarësisht faktit se ditët e verës duam t’i kalojmë jashtë shtëpisë përsëri e ndjejmë nevojën për të rimodeluar dekorin e shtëpisë tonë për t’i dhënë një pamje më verore dhe të freskët. Themeluesit e Beni Rugs na japin disa këshilla lidhur më këtë.

Bekimi i bregdetit

Comporta një qytezë e ndodhur 1 orë larg nga Lizbona, Portugali krahasohet me St. Tropez e viteve ’50. Imagjinoni çatitë prej kashte, ajrin e pastër dhe plazhet përrallorë. Nëse nuk keni mundësi që ta vizitoni atëherë ky libër do të ishte aksesori perfekt në tavolinën tuaj që do t’ju jepte paksa ngushëllim.

Të ulesh bukur

Të nisësh verën me një karrige për verandë të disenjuar në mënyrë perfekte sjell ndjenjën verore në shtëpinë tuaj. Imagjinoni disa karrige të tilla dhe një çadër dielli ku ju dhe miqtë tuaj kaloni një pasdite të këndshme sëbashku.

Prekje prej linoje

Nuk duket se ka ardhur vera pa patur çarçafë të freskët prej linoje. Janë të mrekullueshëm.

Koha për lojë

Këto lopata dore janë perfekte për të kaluar kohën në plazh.

Artikuj shtëpiakë të krijuar nga njerëz të thjeshtë

Artikujt e krijuar nga njerëz të thjeshtë si gota apo pjata janë perfekte për të dekoruar shtëpinë tuaj, duke i dhënë një stil ndryshe.

Breg liqenit

Një ditë e kaluar buzë një liqeni është perfekte për relaks, për meditimin e mëngjesit apo yoga.

Këpucët verore

Nuk ka gjë më të bukura dhe të rehatshme se këpucët espadrillas gjatë verës. Madje është dhurata perfekte për miqtë tuaj gjatë verës.

Dekor jeshil

A ekziston ndonjë gjë tjetër përveç ullirit që ju bën të mendoni për verën mesdhetare? Epo jo nuk ka. Ju paraqesim një dekor të mrekullueshëm mesdhetar të krijuar nga Erick Garcia.

Pija e motit të ngrohtë

Cocchi Americano është kokteji perfekt për ditët e nxehta të verës.

Shtim mistik

Scanto Palo shkopinjtë aromatikë të cilët prodhohen nga një pemë mistike në Amerikën e Jugut do ti japin shtëpisë tuaj një arome shumë të këndshme.

Riorganizim tapeti

Nuk ka më mirë se një tapet i ri dhe i thjeshtë për të rikrijuar hapësirën e shtëpisë sidomos në shtëpinë e plazhit.

Arratisja e fundjavës

Kërkimi mbi çantën perfekte të fundjavës mori fund kur u zbulua Marrakech brand—Nasire Bags—që janë thjesht të mrekullueshme.

Fiksimi i thurjes

Karriget me thurje janë trendi i momentit me të cilin të gjithë janë të fiksuar. Këto karrige klasike me thurje janë perfekte për ti dhënë dritë dhomës së ndenjes.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF