
Normalisht, të gjithë do të mendonin se cila do të ishte pa hezitim përgjigja në një rast të tillë. Noizi është një prej reperëve më të njohur shqiptarë, shumë i kërkuar e me numrin më të madh të fansave në rrjetet sociale. Adhuruesit pra i ka me shumicë, rrethohet nga luksi dhe femrat e bukura.
Përvec kësaj, njihet edhe për gjestet e bamirësisë, të cilat kanë bërë që të vlerësohet goxha. Gjatë qëndrimit përpara ca kohësh në Turqi vizitoi në spital një adhuruesin e vet, e një veprim të tillë nuk e shohim shpesh. Admirimi i njerëzve pra nuk i mungon . Mund të thuhet që i ka të gjitha. Ama kur e pyetën përse kishte dalë i menduar në foton e hedhur së fundi në rrjetet sociale, dhe a ishte i lumtur, ai është përgjigjur“ varet“. Cfarë e mundon këngëtarin vallë?
Ndaje me te tjeret:
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Twitter-it (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që ta ndani me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Google+ (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Pinterest-it (Hapet në një dritare të re)