KreuCelebrity

Serena Williams është me shumë fat, bashkëshorti bën çmenduri të tilla për të!

Tenistja Serena Williams dhe Alexis Ohanian mesa duket janë në një martesë të lumtur, jo vetëm kaq, por mund të themi që Serena trajtohet si një princeshë!

Mjafton një dëshirë e saj që Alexis të lëvizi qiell e tokë që ta plotësojë atë. Këtë herë Ohanian e ka çuar bashkëshorten e tij në Itali sepse ajo shprehur dëshirën që të kishin ushqim italian për darkë!!!
Duket si pjesë e ndonjë filmi, por ja që është e vërtetë!
“Ajo donte ushqim italian për darkë, kështu që…” – thotë Aleksis në foton e tij dhe të Serenës në Venecia.


Mëngjesin tjetër ai ka thënë: “ Mbremja e djeshme iku sa hap e mbyll sytë… Venecia ka lënë një impresion fantastik tek ne. Me siguri do të vijmë sërisht!”
Mesa duket Serena ka pasur shumë fat në karrierë dhe në jetë, me një burrë të tillë të gjitha do e kishin zili!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF