Si duket Ajola Xoxa në fundin e shtatzanisë!

Nuk është dicka që u mbajt sekret për një kohë të gjatë në fakt; I shoqi, kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ishte aq i entuziasmuar nga ideja e të qënit baba, sa na e tregoi të gjithëve se cfarë prisnin: “Babi do ketë cun“! Dhe ai llogaritet të vijë në jetë në muajin shtator.

Ndërkohe, kurioziteti sesi ka ndikuar kjo shtatzani tek format e Ajolës,është I madh. A ka bërë natyra të sajën, ashtu sic ndodh me pjesën dërrmuese të femrave duke i shtuar kilet pa mëshirë. Apo kujdesi i madh dhe trajtimi i mirë kanë bërë punën e tyre me nusen e kreut te bashkise së kryeqytetit? Epo, mos e vrisni mendjen më gjatë se ja ky po vjen përgjigja: është kjo e dyta.

Në foton që ka publikuar vetë së fundi në Instagram, Ajola shfaqet me një fustan blu të errët, barkun sigurisht të rrumbullakosur dhe kaq, pjesa tjetër është siç ka qenë. Ja pra që mposhtet dhe natyra, sa shembuj të tjerë ju duhen….

Previous ArticleNext Article