Vajza Bond që vdiq kur u lye në flori; mit apo e vërtetë? 0 841

Shumë besojnë se aktorja e Goldfinger, Shirley Eaton vdiq gjatë xhirimeve sepse e lyen kokë e këmbë në ngjyrë floriri. Ajo ndihmonte super të keqin, Auric Goldfinger të mashtronte me letra. Por kur ra ne krahët e 007-tës, duke i kthyer shpinën bosit të saj, ky i fundit e vrau. Metoda e ekzekutimit? Ta lyente në ar.

Bondi i atëhershëm i Sean Connery-t do të thoshte se vajza vdiq nga ai që e quante “ asfiksim i lëkurës“. Epo, skenar i denjë filmash. Apo nuk është ashtu?  Plot njerëz u bindën asokohe se Shirley vdiq realisht pasi filmimit të asaj skene.

Ky është lloji i mitit që lulëzonte përpara epokes së internetit. E atëherë ishte e vështirë të vërtetohej kjo gjë, sepse Eaton hoqi dorë nga aktrimi dhe u zhduk nga sytë e publikut pas daljes se filmit në kinema. Në të vërtetë, ajo ishte shëndoshë e mirë, ndërsa askush nuk di ta thotë se nga nisi kjo “ legjendë“ urbane.

Previous ArticleNext Article