KreuCelebrity

Demi Lovato në gjendje ‘të qëndrueshme’ pasi kaloi në mbidozë!

Mëngjesin e ditës së sotme Këngëtarja 25 vjeçare me famë botërore Demi Lovato është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e saj në Hollywood Hills si rezultat I një mbidoze dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Los Angeles. Mendohet se ajo ka kaluar në mbidozë droge dhe nuk dihet saktësisht gjendja e saj aktuale.

Sipas raportimeve nga burime të ndryshme për DailyMail.uk zbulohet se yllit i  është dhënë Narcan një medikament që përdoret kundër mbidozës nga shokët e saj të cilët e mbanin këtë të fundit me vete për do rast. Madje gjatë koncerit të saj të dielën, duke kënduar “Sober” ajo ka harruar tekstin e këngës.

Pavarësisht medikamentit Narcan që shokët e Demit i kanë dhënë, ata e mohojnë që ajo të ketë marrë mbidozë ndërsa tezja e saj Kerissa tha se ajo ‘u zgjua dhe është e ndërgjegjshme’ pasi arriti në spital dhe u bënë të gjitha ndërhyrjet e nevojshme. Këngëtarja ka qenë e varur nga droga më parë dhe kishte 6 vjet që nuk e konsumonte më derisa e filloi përsëri dhe e zbuloi këtë në këngën “Sober”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF