KreuCelebrity

Floriana Garo rikthehet në Shqipëri për një arsye më madhore sesa ekrani!

E larguar nga ekrani shqiptar prej disa kohësh, tashmë Floriana Garo ka nisur jetën e saj larg Shqipërisë me bashkëshortin dhe vajzën e saj. Rezidente në Zvicër, Garo ka zgjedhur të vizitojë Shqipërinë për të kaluar pushimet verore dhe mesa duket është çështje malli!

Ka qenë vetë Floriana, e cila e ka pranuar që malli nuk ka lejuar që ajo t’i kalojë pushimet në një vend tjetër që ndoshta ofron kushte shumë më të mira sesa Shqipëria.

Pas pyetjes së fansit ajo ka shtuar: “Sepse malli per njerëzit është më i madh se ai për vendet”.
Malli për familjarët dhe ndoshta edhe për vendin e saj duket se e ka bërë Florianën të vij me dëshirë sërish në Shqipëri!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF