Rikthehet Shpat Kasapi ( po klipin e ri, kujt ia kushton vallë ?) 0 302

Përpara tetë muajsh, nxorri këngën “Aroma e saj“ dhe pati goxha sukses, duke marrë (deri tani) dy milionë klikime në Youtube. Paskësaj, Shpat Kasapi, një këngëtar mjaft I pëlqyer nga publiku shqiptar, u shkëput duke marrë një pauzë të gjatë.

Ama, vetëm pak kohë pasi ish e dashura e tij Afërdita Dreshaj lidhi kurorë me sportistin cek Jakub Kindl, Shpati shfaqet sërish. Ai do të vijë me një klip të ri, që në fakt, nga emri ngjason disi me atë të vjetrin: quhet “ ndjenja e saj“ .

 

Titulli duket si vazhdim i një rrëfimi të lënë përgjysëm. Kujt ia kushton vallë, dashurisë së madhe të vjetër, të përfunduar sic përflitet, prej dhunës së ushtruar nga ana e tij, apo ndonjë lidhjeje të re?

Previous ArticleNext Article