KreuCelebrity

Si janë kaq në formë këta VIP-a shqiptar!

Fitnes, not, sporte dhe yoga. Janë këto disa prej aktiviteteve të përditshme që mbajnë në formë perfekte fizike vip-at shqiptarë. Praktikimi i sporteve është shndërruar në një formë të përditshme çlodhjeje të preferuar për shumë prej tyre, si çlirim stresi dhe si burim frymëzimi për aktivitetet e tyre të mëtejshme profesionale. E ku ka më mirë se sporti në fund të fundit! Bordo ju sjell disa prej personazheve të njohur të showbiz-it shqiptar që kanë zgjedhur këtë mënyrë jetese. Dhe sa mirë kanë bërë!

Alketa Vejsiu: Moderatorja e njohur është gjithmonë në formë shumë të mirë fizike dhe tejet elegante. Duket se Alketa paraqitjen e saj fizike, ia atribuon aktivitetit fizik që ushtron. Prej 8 vitesh prezantuesja praktikon yoga dh epilates. Ajo është shprehur se nuk e mendon dot jetën e shëndetshme pa sport!

Aurela Gaçe: Ajo njihet për stërvitjet intensive në palestër dhe shpërthimet në skenë më pas. Aurela vazhdon rregullisht të stërvitet me vullnet, për t’u rikthyer në formë të mirë fizike, edhe pas lindjes së vajzës së saj të dytë. Sigurisht me vullnetin e Aurelës, nuk e vëmë në dyshim që kjo ditë do të vijë shumë shpejt.

Landi Hysi: Tashmë mund të themi se Landi përveç muzikës është mjaft i përkushtuar ndaj sportit dhe palestërs. Trupi i tij i palestruar vjen si pasojë e ushtrimeve të rregullta në fitnes, vrapit nga liqeni dhe xhirove me biçikletë. Ky pasion i  tij për të qenë i shëndetshëm e ka shndërruar edhe në një instruktor personal palestre.

Fjodora Fjora: Moderatorja Fjodora Fjora ka zgjedhur të merret me Crossfit që të mbajë trupin e saj në formë. Ajo stërvitet rregullisht dhe nuk harron të ndajë në profilin e saj në  Instagram foto nga stërvitjet e përditshme ku duket mjaft e motivuar.

Soni Malaj: Edhe Soni njihet për vullnetin e saj të hekurt për t’u ushtruar rregullisht në palestër. Ajo ndjek programe të veçanta stërvitjeje prej vitesh dhe ka një trup të rregullt e të bukur. Soni njihet edhe për mbajtjen e dietave të rrepta, sidomos përpara xhirimeve të klipeve të saj.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF