KreuFashion

Guidë/ Si të dallojmë produktet ‘natyrale’ dhe ‘organike’?

Ekspertja e kujdesit të lëkurës tregon se si duhet të deshifrojmë etikat e produkteve që përdorim për lëkurën tonë. Kozmetika në ditët e sotme po pëson një rritje, kjo falë edhe reklamimit nëpër mediat sociale nga blogere të njohura mbi maskat e fytyrës prej argjile apo vajit të jojobas që ndihmon në eleminimin e strijave. Por mes gjithë këtyre frazave që janë bërë madje familjare për ne lind edhe pyetja – a e dimë ne vërtetë se çfarë jemi duke blerë?Themeluesja e kujdesit të lëkurës Mukti në librin e saj Truth In Beauty na informon mbi produktet natyrale dhe ato që përmbajnë kimikate.

Së pari është thelbësore të mbani mend se nëse marka nuk ka aprovimin e COSMOS ose të industrisë së kozmetikës atëherë produkti nuk është organik. “Termi jo- toksik apo organik nuk janë përcaktuar në mënyrë të rregullt globale dhe mund të keqpërdoren”, thotë Mukti.  Nëse produkti ka njëfarë çertifikimi atëherë një palë e tretë i quan disa lloje të ndryshme kimikatesh si ‘natyrale’ apo ‘organike’ në vende të ndryshme të botës.

Termi ‘natyrale’ përfshin produkte të cilat janë marrë nga natyra dhe nuk i janë nënshtruar përpunimit me kimikate të ndryshme. Ligji nuk e ndalon një markë që të thotë se produkti është natyral edhe nëse përmban kimikate sintetikë prandaj është shumë e rëndësishme që etiketa e produktit të lexohet deri në fund. “Edhe nëse produktet cilësohen si produkte natyrale, ato mund të përmbajnë 100% kimikate sintetike”, thotë Mukti.

Produkt jo-comedogenic, do të thotë që pastruesi i makeupit apo hidratuesi i lëkurës nuk i bllokon poret dhe nuk inkurajon krijimin e akneve. Personat të cilët përdorin vajin e kokosit apo gjalp si heqës makijazhi- në fakt këto produkte përmbajnë  substancë Comedogenic dhe prandaj duhet përdorur me shumë kujdes.

Dhe e fundit produkte të testuara dermatologjikisht nuk do të thotë se ky produkt i aprovuar nga shkenca funksionon, pasi është një test që është bërë në lëkurën e një dermatologu dhe thjesht nuk i ka bërë reaksion.Disa produkte paketohen nëpër shishe jeshile ose kanë të shkruar “Organike” që klientët të besojnë se ky produkt është ‘natyral’ dhe shumë i mirë për lëkurën.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF