Klejdi i zë vendin në spektaklin e kërcimit, ç`do bëjë Albi Nako? 0 378

Ishte vetë Alketa Vejsiu që përmes një postimi në Instagram, tregoi se në sezonin e peste të spektaklit “ Dance with me“, Albi Nako nuk do të jetë më pjesë e jurisë. Ai do të zëvëndësohet nga balerini që ka fituar famë të madhe në Italinë fqinjë, Kledi Kadiu ( mjaft i dashur edhe për publikun tonë).



Kledi ka qenë në Mediaset balerin, anëtar jurie, dhe profesor në Serialin “Amici” e jo vetëm kaq. Tani, eksperiencën e tij të gjerë duket kërkon ta sjellë në vendin e lindjes. Por Albi nga ana tjetër, ka mbajtur prej kohësh peshën kryesore në gjykimin e kërcimeve; në krah në Valbona Selimllarit e Robert Aliajt, ai ishte i vetmi profesionist në juri.

Me sa duket, kontributi I tij nuk do të hidhet poshtë dhe koreografi do të vazhdojë të ketë një rol në këtë program, vetëm se këtë radhë, prapa kuintave duke punuar si drejtor artistik.

Previous ArticleNext Article