KreuStil Jetese

“Nuk dua të kem fëmijë”! Ja 8 VIP-at që kanë zgjedhur të mos bëhen mami!

Jennifer Aniston

E gjora Jennifer- spekulimet se është shtazanë apo se kur do të bëjë një fëmijë kanë qenë prezente gjatë gjithë jetës së saj. Asaj i ka ardhur në majë të hundës me këto spekulime: “Të gjitha burimet që keni shpenzuar për të zbuluar nëse unë jam apo jo shtatzanë vë në dukje se femrat në njëfarë mënyrë nuk janë të plotësuara, janë të pasuksesshme ose të palumtura nëse nuk martohen dhe bëjnë fëmijë. Shikoni se çfarë do t’ju them mbi këtë temë: Ne ndihemi të plotësuara me apo pa partner, me apo pa fëmijë. Ne i marrim vetë vendimet mbi jetën tonë dhe nuk kemi nevojë të martohemi që të jemi të lumtura.

Renee Zellweger

Zellweger thotë se të paturit një fëmijë nuk është diçka që ajo e kërkon me ngulm. “Mëmësia nuk ka qenë kurrë një ambicie. Unë nuk mendoj kështu. Unë nuk ka pritshmëri mbi jetën si çfarë do të bëj kur të jem 19 vjeç apo 25. Unë i marr gjërat ashtu si të vinë dhe dua thjesht që të jem e pavarur dhe e aftë të kujdesem për veten time. Të tjerat s’kanë rëndësi.”

Oprah Winfrey

Ndërsa miqtë e saj ëndërronin që të bëheshin prindër, Winfrey ëndërronte të bëhej Martin Luther King Jr. i rradhës. “ Nëse do të kisha fëmijë, ata do të më urrenin dhe do të përfundonin në shfaqjen e Oprah për të folur rreth meje dhe vuajtjeve që do të kishin kaluar për shkakun tim.

Lily Tomlin

Ylli i The Grace and Frankie zbuloi në The Tonight Show në 1973 se nuk donte të kishte fëmijë. “ Kjo është perfekte për dikë që do të ketë fëmijë por unë nuk doja të kisha fëmijë dhe jam e lumtur që nuk kam fëmijë. Nuk e di se çfarë do tu bëja të shkretëve. Mua më pëlqejnë fëmijët por nuk do të kishte vend në jetën time për një. Kam qenë aq e përfshirë në karrierrën time dhe për të patur një fëmijë do të duhej të hiqja dorë nga ajo.”

Cameron Diaz

Edhe pse nëpër tabloide po spekulohet se ajo dëshiron të ketë fëmijë me bashkëshortin e saj Benji Madden, përsëri ajo ka thënë : “Duhet shumë punë që të kesh fëmijë. Të kesh jetë të tjera përveç tëndes në përgjegjësi, kjo nuk është për mua. Të mos kesh një fëmijë i bën gjërat më të lehta por nuk është një vendim i lehtë. Më pëlqen që ti mbroj njerëzit por nuk kam patur ndonjëherë ndjenjën e mëmësisë.”

Ellen DeGeneres

Ellen dhe Portia duken sikur do të ishin nënat vipa më të mira që janë parë ndonjëherë por DeGeneres thotë se ajo nuk do që të shkatërrojë çdo gjë. “ Sinqerisht, ndoshta do të ishim prindër të shkëlqyer por është një qenie njerëzore dhe nëse nuk mendon se i ke ato aftësi për të rritur një fëmijë nuk dua të djallos çdo gjë. Ne i adhurojmë kafshët!”

Kim Cattrall

Në 2003-shin ylli i Sex and the City tha për Oprah Magazine, “Përpiqem të mos i dëgjoj fjalët e të tjerve apo presionin dhe pritshmëritë e shoqërisë. Unë thjesht dëgjoj. Kur iu përgjigja pyetjeve rreth të paturit e një fëmije  kuptova se sa shumë presion po ndieja nga të tjerët dhe e dija se nuk isha gati për tu bërë nënë”.

Betty White

Gjyshja e Amerikës në fakt nuk është një gjyshe në të vërtetë, në rast se nuk e dinit. “ I dua fëmijët por problemi i vetëm është se më pëlqejnë kafshët më shumë se njerëzit.”

Chelsea Handler

Handler nuk e ka fshehur asnjëherë faktin se nuk ka dashur fëmijë. “Nuk mendoj se do të jëm një nënë e mirë. Nuk dua të kem një fëmijë që ta rrisë dadoja pasi unë nuk kam kohë për të rritur një fëmijë”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF