“Po kemi bërë ndërhyrje”! 12 të famshmet shqiptare e pranojnë! 0 1154

Duket se tundimi për të ‘prekur’ diçka në fytyrë apo në trup, është kthyer në domosdoshmëri për emrat e njohur të ekranit shqiptar. Edhe pse disa syresh nuk e kanë pranuar që kanë kaluar në ‘bisturinë’ e doktorit plastik, të tjera vajza të showbiz-it kane pranuar me sinqertitet se kanë ndryshuar diçka në paraqitjen e tyre. Duke qenë se me ato që nuk e pranojnë nuk po merremi, por bëjmë sikur i besuam, bordo ju sjell të gjitha të famshmet shqiptare që kanë pranuar se kanë bërë ndërhyrje estetike.



Albërie Hadërgjonaj

Albëria është një femër shumë e bukur, e për hir të së vërtetës ka qenë gjithmonë e tillë. Por vitet e fundit të gjithë vumë re disa ndryshime në portretin e saj, saqë shpesh edhe nëpër komente të ndryshme nga ndjekësit e saj në Instagram, çështja e operacioneve plastike prekej shpesh. Hadërgjonaj në fillim mendoi të mos pranonte asgjë edhe pse ndryshimet ishin të dukshme, por më në fund këngëtarja e shumë hiteve shoi kureshtjen e të gjithëve. E ftuar ne emisionin e Rudinës në Tv Klan, Albëria pranoi që ka kryer ndërhyrje, dhe u ndal më së shumti tek ‘prekja’ e hundës, për të cilën ajo u shpreh se është penduar shumë. “Nëse do kthehesha pas në kohë nuk do të bëja hundën. E kam patur shumë të bukur, por me moshën njeriu gabon. Po ta kisha tani atë hundë do të isha njeriu më i lumtur në botë”, u shpreh ajo gjatë intervistës.

Almeda Abazi

Ish-Miss Albania në një intervistë të dhënë për emisionin “Pasdite në Top Channel ka  pranuar publikisht se ajo i është nënshkruar një ndërhyrjeje plastike në hundë që ka qenë tërësisht estetike pasi Almeda nuk ka pasur probleme me të. “Unë kam pasur hundë të vogël por nuk e di përsse në ekran dukej diçka ndryshe”, është shprehur bukuroshja. Ajo ka pranuar se ndërhyrjen e ka bërë pasi nuk ndihej mirë për hundën që kishte.

Lori Hoxha

Trashëgimtarja e Top Chanel, Lori Hoxha ka pranuar se dy vite më parë i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për të përmirësuar pamjen e hundës së saj. Lidhur me aludimet për ndërhyrje të tjera, Lori nuk është shprehur asnjëherë.

Era Istrefi

Era Istrefi e cila njihet për natyrën e saj moskokëçarëse nuk ka ppasur asnjë kompleks të pranoj se ka bërë ndërhyrje estetike në buzë e madje i është nënshtruar disa herë edhe botoksit.

Aurela Hoxha

Është akuzuar shumë shpesh për ndërhyrjet e shumta që ka bërë, por modelja Aurela Hoxha nuk pranon t’i jetë nënshtruar bisturisë përveçse për buzët. Në një intervistë të fundit kur është pyetur për këtë temë ka thënë se sa i përket spekulimeve për heqje brinjësh këtë mund ta ketë bërë gjithë shoëbiz-i, vetëm ajo jo.

Dafina Zeqiri

Pas aludimeve të fansave se diçka kishte ndryshuar me pamjen e këngëtares nëse e bëhej një krahasim me daljet e saj të para në ekran, por Duffye në një prej emisioneve të shoëbizit që transmetohet në Kosovë pranoi se kishte zmadhuar edhe gjoksin në një klinikë në Maqedoni por kaq. Spekulimet për ndërhyrje të tjera në fytyrë, ylli i “Four Seasons” i ka mohuar duke shtuar se është ndalur me kaq dhe nuk do t’i nënshtrohet më ndërhyrjeve estetike.

Alketa Vejsiu

Prezantuesja e një sërë produksionesh të njohura shqiptare, Alketa Vejsiu ka qenë shpesh në vëmendjen e publikut edhe për ndërhyrjet estetike. Ajo ka pranuar se ka realizuar ndërhyrje në hundë dhe madje nuk pendohet aspak sepse i pëlqen pamja e saj aktuale.

Dhurata Dora

Këngëtarja Dhurata Dora ka pranuar se ka bërë operacion plastik hundën. Ishin fansat që nisën aludimet pas ndryshimit që kishin vërejtur nga klipi në klip e vetë Dora u shpreh se arsyeja e kësaj ndërhyrje ishte shëndetësore, pasi ajo ka vuajtur nga migrena.

Zanfina Ismaili

Zanfina ka pranuar se ka ndërhyrë për të pasur buzë më të plota or pavarësisht kësaj, ka shprehur edhe pendesën për këtë vendim të marrë në 2012-ën. Ajo gjatë një intervistë ka shkruar më tej duke thënë se nuk do të bëjë më asnjë ndërhyrje të kësaj natyre

Zaimina Vasjari

Showgirl-i shqiptar Zaimina Vasjari ka pranuar kohë më parë se e vetmja ndërhyrje estetike është rritja e gjoksit.  Ajo ka treguar se ky vendim lidhej me një kompleks të sajin.

Roza Lati

Një ndër prezantueset më pa komplekse, Roza Lati nuk ngutet aspak e madje i ka bërë vetë publike operacionet e saj. Ajo ka treguar se ka operuar më herët hundën dhe së fundmi edhe me insistimin e së ëmës, aktores së mirënjohur Rita Lati ka zmadhuar edhe gjoksin.

Adelina Tahiri

Këngëtarja nga Shkupi nuk e ka fshehur ndërhyrjen estetike në buzë. “I kam bërë buzët, dua të jem e sinqertë, nuk kam pse ta fsheh”, është shprehur Adelina kur është pyetur mbi këtë temë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *