KreuCelebrity

Çifti i famshëm bëhen prindër për herë të tretë!

Michael Buble dhe bashkëshortja Lusiana Lopilato kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë këtë të enjte. Bjondja bukuroshe ndau momentin e ëmbël për ndjekësit në Instagram nëpërmjet një foto ku duket dora e ëngjëllit të sapo ardhur në jetë.

Bebja është vajzë dhe gëzon shëndet të plotë. Këngëtari i famshëm dhe bashkëshortja e tij janë njëkohësisht prindër të djalit Noah 5 vjeç ( i cili pati një betejë të vëshirë dhe të gjatë me kancerin në stomak, por që për fat të mirë qelizat vdekjeprurëse arritë të largoheshin nga trupi i vogëlushit dhe tani Noah gëzon shëndet të plotë, ndërsa ata kanë edhe një tjetër djalë të quajtur Elias i cili është 2 vjeç.

Prindërit e njohur i bënë djemtë e tyre me një motër të bukur,  e cila me siguri do të sjellë edhe më shumë gëzim në familjen e tyre tashmë të madhe.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF