Lili Ismaili së shpejti pjesë e stafit së prestigjozes Glamour! 0 1072

Ajo është ndër grimieret më të njohura në vend, e duket se për Lili Ismailin do të lindë një kapitull i ri në karrierën e saj. Ka qenë një mesazh surprizë që i ka ardhur artistes së grimit këto ditë, as më pak e as më shumë se nga stafi i revistës prestigjoze Glamour.

Revista amerikane duket se është në kërkim të zgjerimit të stafit të grimierëve dhe u ka rënë në sy puna e Lilit në fotot e publikuara në instagram. Glamour i shkruan Isamilit se ata janë në kërkim të një bashkëpunëtorje për relalizimin e numrit të Nëntor 2018, duke e ftuar atë që të bëhet pjesë e stafit të revistës.

Ndërkohë ne jemi gjithë sy  e veshë për të parë cila nga Divat e botës do të ketë fatin të grimohet nga duart e Lilit!

Lajm i bukur nga talentet shqiptare!

Previous ArticleNext Article