KreuFashion

Missi që u bë pilote, ja nga cili shtet vjen!

Ajo u kurorëzua si më e bukura e Belgjikës 2018. Bëhet fjalë për Angeline Flor Pua, e cila ka vendosur t’i japë një drejtim të ri jetës së saj dhe ka vendosur të marrë diplomë për t’u bërë pilote.
Bukuroshja me orgjinë nga Filipinet por me nënshtetësi belge, është e vetmja femër në shkollën e pilotimit!

Ajo është shumë e re, vetëm 23 vjeç por ka treguar aftësi shumë të mëdha në profesionin që ka zgjedhur dhe mendohet që sapo të diplomohet në muajin shtator, nëse ajo dëshiron, mund të punësohet në kompaninë ajrore “Emirates” sepse kompania prestigjoze i ka ofruar tashmë një vend pune.


Miss Belgjika 2018 nuk është kurorëzua si miss vetëm në këtë event, ajo në 2016 ka arritur të marrë çmimin Miss Filippine Europa, me tej ka fituar Miss Anversa derisa u kurorëzua Miss Belgjika.
Arritjet e saj në konkurset e bukurisë tregojnë që ajo mund të ketë një karrierë të shkëlqyer si modele, por ajo ka vendosur të zgjedhë diçka krejt tjetër në të cilën me ç’shihet do të ketë një sukses të garatuar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF