Xhensila nxjerr fotot e të bijës me Besin!

Ishte shkëputur ca nga rrjetet sociale pas lindjes së të bijës, dhe është mëse normale. Përvec përkushtimit ndaj vajzës, që merr të gjithë kohën dhe vëmendjen e saj, Xhensila Myrtezaj, duket se nuk e ka me shumë qejf të postojë foto të vogëlushes. Megjithatë, në fund u dorëzua duke sjellë në Instagram këtë pamje kaq të bukur at e bijë!

Në fakt, është treguar e kujdesshme të bëjë një shkrepje tejet të këndshme, e cila përcjell shumë emocion e dashuri, por nuk e ekspozon fytyrën e vogëlushes.E gjithë bota në dy njerëz shkruan ajo, duke treguar kështu se sa e lumtur dhe e plotësuar ndihet me familjen e saj.  Besi nga ana tjetër, nuk heq dorë nga batutat e tij. Ai ka postuar një foto të ngjashme, ku mimika e vet tregon se një gjë nuk i eci.

Se cfare, na e zbulon në mesazhin shoqërues: “`Ai momenti kur mendon se shyqyr e zuri gjumi… veç kur… uaaaaaaaa,” .

Previous ArticleNext Article