KreuCelebrity

Kiara Tito e lidhur me Butrint Imerin, ajo tregon të vërtetën!

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Butrint Imeri përfliten prej kohësh që janë në një marrëdhënie me njëri – tjetrin, por asnjë nga të dy nuk e ka pranuar publikisht.


Gazetarët janë përpjekur të gërmojnë për të gjetur të vërtetën, por që të dy janë shumë të rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e tyre.

Këtë herë ka qënë Kiara që në njëfarë mënyre arriti të qetësonte zhurmën që është ngritur rreth çështjes. E ftuar në një emsion kur u pyet me kë preferonte t’i kalonte pushimet ajo është shprehur: “Me shoqërinë më pëlqen më shumë, partner nuk kam, me familjen preferoj të pushoj gjatë dimrit.”
Kjo ka qenë përgjigja që Kiara ka dhënë për të sqaruar të gjithë ata që duan të dinë me doemos nëse ajo është apo jo në një marrëdhënie me këngëtarin. Ndoshta ka thënë të vërtetën, ndoshta jo, këtë do ta tregojë vetëm koha!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF