Maska çudibërëse, lufton pagjumësinë! 0 137

Si mund të ndihmojë një maskë gjumi të flesh.



Një maskë e re gjumi e teknologjisë së lartë dërgon pulse drite në sekonë ndërsa fle të cilat stimulojnë nervat që janëtë ndjeshme ndaj dritës dhe ndihmojnë në krijimin e melatoninës, hormone I cili ju tregon se kur duhet të zgjoheni dhe kur është koha për të fjetur. Ky produkt i ri teknologjik ju ndihmon në rregullimin e ritmit ditor të gjumit gjatë natës dhe zgjimit në mëngjes.

Kjo pajisje është krijuar nga kërkuesit e Universitetit të Stanford në Kaliforni të cilët thonë se kjo pajisje mund të jetë më e lirë se dhe një trajtim më I lehtë për personat të cilët nuk mund të flenëpër shkak të pagjumësisë ose ndyshimit të orareve.

Orët tona biologjike janë sinkronizuar me njëra tjetrën ndaj ndryshimit të dritës dhe rregullojnë shumë procese psikologjike duke përfshirë këtu modelet e temperaturës së trupit, aktivitetin e trurit dhe prodhimin e hormoneve.

Drita është shkaktari kryesor që ndikon në ritmet circadian-e. kur del dielli, truri I dërgon sinjale gjëndrës pineale për tëstimuluar prodhimin e melatoninës. Ndërsa kur dielli perëndon atëherë kjo gjëndër merr sinjal të sekretojë melatoninën dhe ju bën të përgjumur. Nëse trupi juaj nuk I merr këto sinjale ritmi circadian nuk funksionon më. Ritmi circadian është ndryshimi në ritëmin fizik, mendor dhe i sjelljes përgjatë një cikli 24 orarsh. Ky ritëm i përgjigjet dritës dhe errësirrës në mjedisin e  një organizmi dhe udhëhiqet nga orët tona biologjike. Prishja e këtyre ritmeve çon në paghumësi, obezitet, diabet, depression dhe çrregullim bipolar. Kjo tregon se sa herë që ne ndikojmëritmin tonë Cicardian pasojat në shëndet janë shumë të mëdha.

Për këtë kohët e fundit disa teknologji të gjumit kanë prezantuar terapinë e dritës si një mënyrë për të ndihmuar njerëzit që tëarrijnë të flenë natën.

Burimi/ Dailymail

Previous ArticleNext Article