KreuFashion

Sfungjeri i detit, produkti më fantastik për kujdesin e lëkurës

Kujdesi më i mirë për lëkurën tuaj vjen nëse përdorni sfungjerë deti për t’u larë. Ndoshta për disa nga ju tingëllon e çuditshme, por kjo mesa duket është gjëja më e mirë që mund të bëni. Sfungjerët e detit klasifikohen si kafshë, por rriten dhe sillen si bimë. Kjo specie gjendet në oqeane dhe nga 5000 lloje që ekzistojnë vetëm 12 përdoren për t’u larë.
Sfungjerët e detit nuk demtojnë natyrën dhe nëse  ata korren në mënyrën e duhur në oqeane, jo vetëm që ata riprodhohen sërish, por arrijnë të prodhojnë më shumë sesa më parë.


Korrja e sfungjerëve të detit është një industi që është praktikuar për mijëra vite, zakonisht si biznes familjarë.
Nëse vendosni që të ndryshoni rutinën tuaj të larjes ju tregojmë disa nga benefitet e përdorimit të këtij produkti natyral:

– Eksfoliues natyralë
– 100 % të sigurtë për foshnjet dhe fëmijët
– Hypo-alergjikë dhe nuk përmbajnë toksina
– Përmbajnë enzima që ndalojnë zhvillimin e mykut dhe rritjen e bakterieve
– Përshtaten për të gjithë llojet e lëkurës përfshirë edhe ato më të ndjeshmet
– Krijojnë shumë shkumë
– Janë shumë të butë
– Zgjasin më shumë sesa sfungjerët sintetikë

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF