12  këshilla për larjen e rrobave! 0 1325

Larja e rrobave ndosha është një nga punët më të mërzitshme të shtëpisë por që s’mund ti shpëtojmë. Pavarësisht se inxhinierët kanë ndërtuar pajisje të reja me kalimin e viteve , madje është ndërtuar edhe një lavatriçe e cila mund të kontrollohet me telekomandë përsëri ky proces nuk na bën më të lumtur. Sipas statistikave gratë shpenzojnë rreth 17 minuta në ditë duke larë rrobat.

Përdorni shpëlarës për dhëmbët që të pastroni lavatriçen

Lavatriçet kanë nevojë që të pastrohen rregullisht në mënyrë që të funksionojnë ashtu siç duhet. Hidhni gjysmë gote shpëlarës për gojën në vendin ku hidhni detergjentin dhe vendoseni lavatriçen në punë. Kështu çdo bakter dhe mikrob do të zhduket.

Përdorni çanta të veçanta për të larë çorapet

Shumë njerëz janë gjendur në situatën ku çorapet u janë zhdukur në lavatriçe, por për këtë ekziston një zgjidhje. Ekzistojnë disa çanta të posatshme për të larë çorapet, kështu ato nuk do të zhduken më.

Për të zbardhur rrobat hidhni disa aspirina në lavatriçe.

Disa njerëz nuk veshin rroba të bardha në mënyrë që të shmangin njollat e verdha por nëse hidhni aspirina falë acidit salicilik që përmbajnë ndihmojnë në zbardhjen e rrobave.

Mos i lini rrobat të thahen për shumë kohë

Është shumë e vështirë që rrobat të hekurosen nëse ato janë tharë për një kohë shumë të gjatë pasi copa bëhet më rezistente edhe nëse përdorni hekur me avull. Është shumë e rëndësishme që rrobat të jenë pak të njoma kur të hekurosen.

Përdorni shampo bebesh që pulovrat të shkojnë në masën origjinale të tyre

Mund të duket e pazakontë por shampoet e bebeve mund të kthejnë rrobat të cilat janë ngushtuar në masën e tyre origjinale. Çfarë duhet të bëni është të mbushni një enë me ujë të ngrohtë hidhini shampo bebi futini rrobat dhe lërini 10-15 minuta.

Kur lani rroba të bardha mos përdorni zbutës

Kur lani rroba të bardha në lavatriçe mos u hidhni zbutës pasi në këtë mënyrë ato nuk do të zbardhen.

Mos i lani rrobat duke i zgjedhur sipas ngyrës specifike

Mos i lani rrobat duke i zgjedhur sipas ngjyrës por sipas peshës, pasi rrobat që janë më të rënda thithin më shumë ujë se ato që janë më të lehta. Ka vetëm dy përjashtime:

  • Rrobat e bardha duhen larë më vete
  • Gjatë larjes së rrobave me ngjyra temperatura nuk duhet të jetë më shumë se 30 gradë pasi I dëmton ato.

Hidhni topa të bërë me letër alumini bashkë me rrobat që janë për tu larë

Këta topa thithin ngarkesën elektrike të rrobave dhe kështu flokët tuaj nuk do të elektrizohen më me rrobat tuaja.

Përdorni krem rroje për të hequr njollat e makijazhit nga rrobat

Ndonjëherë është e pamundur që të hiqen njollat e makijazhit por duke vendosur pak krem rroje sipër njollës dhe ti lani rrobat si zakonisht ato do të zhduken.

Lajini kapelet në lavastovilje

Në mënyrë që kapelja juaj të mos deformohet pot të mbajë formën origjinale lajeni atë në lavastovilje.

Çorapet e pista lajini me ujë të ftohtë

Nëse çorapet tuaja janë shumë pis lajini ato me ujë të ftohtë pasi uji i nxehtë bën që  gjithë pisllëku të mbetet në çorape dhe të mos pastrohet.

Njollat që janë të vështira të hiqen pastrojini me ndihmën e një tharëseje flokësh

Thajini njollat me tharëse dhe më pas vendosni pak detergjent sipër, futeni në lavatriçe dhe nolla do të zhduket.

Previous ArticleNext Article