Fansi bën çmenduri për të, Getoar Selimi mbetet pa fjalë!

Getoar Selimi, reperi nga Kosova, duket se ka ndikim shumë të madh në jetën e atyre që pëlqejnë muzikën e tij. Nuk është vetëm muzika e tij që pëlqehet, por edhe mënyra sesi ai duket synohet prej fansave. Këtë herë Getoari është surprizuar nga një ndjekës i tij kaq i zjarrtë saqë ka vendosur që të mbulojë të gjithë krahun e tij me tatuazhe si të Getoarit!

Ka qenë vetë reperi që e ka ndarë këtë lajm dhe ndërkohë është shprehur i emocionuar: ““S’kom fjalë, më ka surprizuar ky djali në Vlorë. E ka bërë dorën e vet si dora jeme”.

Duhet të jetë ndjesi e veçantë që të dish se ke njerëz që të pëlqejnë kaq shumë saqë vendosin të bëjnë diçka kaq të pakthyeshme siç është bërja e një tatuazhi! Epo Getoari mesa duket lë mbresa!

Previous ArticleNext Article