KreuStil Jetese

Kush fle më shumë merr një… rritje rroge!

Jeni gati të lini pronarin tuaj të jetë në dijeni për netët tuaja? Në SHBA, drejtori i kompanisë së sigurimeve Aetna vendosi të mbikëqyrë gjumin e punonjësve të tij dhe të shpërblejë ata që flenë më shumë. Pse? Sepse shkenca ka provuar që të fjeturit mirë mundëson efikasitet më të lartë në punë. Presidenti i kësaj kompanie, Mark Bertolini, i ka propozuar punëtorëve të mbajnë një byzylyk FitBit që të mund të kontrollojë kohën mesatare të gjumit të tytre.

Nëse punëtorët do të flenë të paktën shtatë orë gjum ose më shumë në 20 ditë rrjesht ata do të fitojnë 25 dollarë për natë, pra 500 dollarë në një muaj.

“Të jeni të pranishëm në vendin e punës dhe të merrni vendime më të mira ka të bëjë shumë me parimet bazë të kompanisë. Nuk mund të jeni mjaftueshëm të përgatitur nëse jeni të përgjumur”, shpjegon Mark Bertolini.

Drejt një ultra-kontrolli të punëtorëve?

Nëse ky vendim mund të sjellë buzëqeshjen, ngre gjithashtu çështjen e ultra kontrollit të punëtorëve. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme dhe një humbje e vërtetë e lirisë, për ato autoritete që duan të bllokojnë këto lloj rrëshqitjesh autoritare. Për shembull në Holandë është ndaluar që sipërmarrësit të përdorin këto lloj objektesh të kontrollit, ndonëse punëtorët mund të jenë dakord.

Pra a jeni gati të përdorni këto lloj objektesh të lidhura për të përfituar bonusa? Jeni gati të humbisni një pjesë të lirisë suaj?

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF