KreuCelebrity

Valbona Selimllari ‘theu’ rregullin me të dyja këmbët!

Ajo është mami i tre fëmijëve, madje djali më i madh tashmë ka hyrë në moshën e adoleshencës, por Valbona Selimllari gjatë gjithë rritjes së fëmijëve ka qenë tepër protekitve dhe hermetike ndaj ekzpozimit të tyre në media. Kureshtja për të parë fëmijët e ish-miss-it ke qenë përherë e madhe për hir të së vërtetës, pasi çdokush donte të donte të dinte se si duken të vegjlit e një ndër vajzave më të bukura që ka dhe ka patur Shqipëria.

Por pavarësisht kësaj duket se mami Valbona  e kishte vendosur; asnjë foto me fëmijët nëpër rrjete sociale, e madje as në evenimente ajo nuk i merrte me vete.

Por një vit më parë për habinë e të gjithëve ajo u shfaq në një prej eventeve në Tiranë e shoqëruar nga një djalosh tejet simpatik, i cili është djali i madh i saj. Ndërsa dy më të vegjlit, djalin tjetër dhe vajzat për mami Valbonën ishte ende herët për t’i bërë publik portretet e tyre….

Megjithatë duket se pritjes i erdhi fundi dhe bukuroshja e ekranit me shumë mundësi nuk i rezistoi dot tundimit për të ndarë me publikun portetet e tre ëngjëjve të saj. Me rastin e ditëlindjes së ‘nusepashkës’ (vajzës), Valbona i organizoi asaj një festë të bukur, ku për herë të parë dallohej qartë portreti i bukur i së voglës së familjes. Ndërsa në një tjetër foto, mami krenare pozoi sëbashku me dy djemtë, të cilët tashmë kanë marrë pamjen e dy djelmoshave shumë simpatik, si dhe e ëmbla nusepashka (ashtu siç edhe mami e quan me përkëdheli vajzën).

Epo kishte ardhur koha! Me këtë portret fjalët do të ishin të tepërta, foto i thotë të gjitha!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF