Aktorja e njohur e Hollywood-it tregon që frymëzohet nga Rita Ora! 0 189

Është cilësuar si një nga 100 personat më me influencë në botë, shumë e njohur në botën e kinematografisë, Margot Robbie na la pa fjalë kur tregoi se ajo frymëzohet nga persona të tjera për shumë gjëra në jetë, përfshi edhe rolet e saj dhe njëra prej tyre është këngëtarja Rita Ora!


E pyetur rreth filmit të saj më të ri. “Terminal”, aktorja u shpreh se kur ju desh te krijonte theksin për këtë film ajo si referencë mori pikërisht këngëtaren me origjinë shqiptare: “Një mikja ime, Rita Ora, ka një theks shumë të këndshëm kështu që e përdora zërin e saj si referencë”, – ka treguar aktorja për “Metro”.

“Kur zgjedh një theks, më duhet të gjej dikë ku mund të kërkoj në internet shumë intervista të tij ose ndonjëherë gjej njerëz që kanë një ‘blog’ dhe kështu mund t’i dëgjoj duke folur. Ka pak Rita në këtë film. Ajo ka një theks shumë të mirë. E adhuroj”, – ka përfunduar Margot.
Filmi më i fundit në të cilëin aktorja do të marrë pjesë do të ketë emra të njohur si Simon Pegg dhe Mile Myers.

Previous ArticleNext Article