KreuCelebrity

Kjo foto e rrallë e fëmijërisë së Vera Grabockës dëshmon kush ajo është!

Është fakt, që pas produksioneve më të mëdha në televizionet shqiptare qëndron përherë emri i saj. Ajo shfaqet rrallë në publik, përherë larg dritave dhe prozhektorëve, e po njësoj ka zgjedhur edhe në jetën e saj të përditshme, duke ruajtur një profil tejet të ulët publik.

E kjo ndoshta është edhe arsyeja që emri i Vera Grabockës përbën gjithmonë kuriozitet, për të ditur sa më shumë rreth figurës së saj me një fizik të imët e elegant, ku duket se ‘jeton’ një energji që nuk do të ‘vdesë’ kurrë. Ato të pakta herë që kemi patur mundësinë për të parë regjisoren e ‘hekurt’ të ekranit shqiptar kanë mjaftuar për të njohur pak edhe stilin e saj të veshjes.

Fanatike e markave luksoze ‘Chanel’ dhe ‘Dior’, kuptueshëm Grabocka nuk mund të mos jetë selektive edhe kur bëhet fjalë për paraqitjen e saj që për hir të së vërtetës është gjithmonë e kuruar. Fare rastësisht teska po lundronim në facebook, nga një e afërmja e Verës shohim një foto bardhë e zi, shkrepur dukshëm shumë vite më parë. Mësojmë se është një foto familjare e fëmijërisë së regjisores, në të cilën ajo me shumë mundësi nuk është më shumë se 10 vjeç.

Edhe pse janë dy vajza të vogla në shprepjen e hershme, sytë zhbirilues dhe shikimi i thellë i regjisores-fëmijë është fare lehtësisht i dallueshëm. E veshur me një xhaketë, që zbukurohet nga një spilë në njërën jakë të saj, flokët pis të zeza, në të cilat është vendosur me kujdes një fjongo mëndafshi, na njohën me fëmijën që sot është kthyer në emrin që ka vendsour standartet në regjinë televizive. Nuk e dimë se cilat ishin ëndrrat e Verës së vogël në foto, as se çfarë ka dashur të bëhej ajo kur të rritej, ama në shikimin e kësaj vogëlusheje 10-vjeçare dhe qëndrimin kryelartë tamam si një zonjushë aristokrate, arrijmë të dallojmë shumë nga tiparet e Verës së Madhe që ajo është sot!

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF