KreuCelebrity

8 pyetje që mund t’i keni bërë të gjithë rreth familjes mbretërore!

Bota e ndjek familjen mbretërore Britanike po aq sa ndjekin edhe yjet e Holliwood-it dhe atletët e famshëm. Pavarësisht faktit që ata janë miqësorë dhe njerëz publikë përsëri njërëzit kanë një sërë pyetjesh për këtë familje të pazakontë.

Pse çiftet mbretërore nuk kapen për dore?

Shumë çifte mbretërore nuk kapen për dore në publik. Princi William dhe Kate madje edhe Mbretëresha Elizabeth II me bashkëshortin e saj nuk kapen për dore në publik, madje mbretëresha ecën gjithnjë pak më përpara bashkëshortit të saj. Përpara se të martoheshin Prince Harry dhe e fejuara e tij Meghan Markle gjatë daljeve publike  kapeshin për dore dhe përqafoheshin, por pas martese ata mbajnë distancën sidomos gjatë eventeve të rëndësishme.

Pse mbretëresha mungon në shumë evente të rëndësishme familjare?

Madhëria e saj Mbretëresha Elizabeth II gjithnjë merr pjesë në ngjarjet e rëndësishme të familjes së saj dhe pavarësisht moshës ajo vazhdon me pjesmarrjen nëpër takime të rëndësishme. Mbretëresha nuk mori pjesë në pagëzimin e nipit të saj Louis. Pse? Nuk ka shumë gjasa që Louis të arrijë të bëhet mbret ndonjëherë ja përse prezenca e mbretëreshës nuk është aq e rëndësishme.

Mbretëresha është 94 vjeçe, kush do të jetë mbreti i rradhës?

 

Sipas njerëzve më të afërt të mbretëreshës ajo nuk do heqë asnjëherë dorë nga froni. Së pari ajo është shumë besimtare dhe së dyti kujton akoma heqjen dorë nga froni të xhaxhait të saj, gjë e cila i kushtoi shumë familjes së saj. Pavarësisht se njerëzit duan që Mbreti i ardhshëm të jetë William froni me ligj i takon djalit të Elizabeth , princit Charles. Sipas disa thashethemeve mbretëresha do të sundojë deri në moshën 95-vjeçare më pas në fron do të kalojë djali i saj Charles. Regjenca lejon që një monark të gjejë një zëvendësues kur nuk është mirë me shëndet dhe në gjendje që të kryejë detyrat e tij.

Sa është numri i pasardhësve të fronit?

Numri i njerëzve pasardhës të fronit britanik është 55 dhe si më poshtë. I pari është Princi Charles dhe më pas vjen djali i tij Princi William dhe fëmijët e tij, princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis. Princi Harry është i gjashti në rradhë i ndjekur nga princi Andrew- djali i dytë i Elizabetës dhe vajzat e tij, Princesha Beatrice dhe Princesha Eugenie. Më pas është Princi Eduard dhe fëmijët e tij James dhe Lady Louise. Ata ndiqen nga Princesha Anne, fëmijët dhe nipërit e saj. Pasardhës të mbretëreshës janë edhe pasardhësit e motrës së saj, Princeshës Margaret: djali i saj David, vajza Sarah dhe fëmijët e tyre. Të fundit jantë të gjithë ata që vijnë më pas.

Pse Kate largohet aq shpejt nga spitali pasi lind?

Pas lindjes së djalit Louis, që është edhe fëmija i tretë, Kate kaloi vetëm 7 orë në spital. Ajo dukej shumë mirë dhe para se të fliste me gazetarët kishte bërë makijazh dhe kishte rregulluar flokët. Shumë pyetën se pse ndodhi kjo? Janë një sërë faktorësh që duhen marrë parasysh. Së pari në Britaninë  e Madhe nënat e reja mbahen vetëm 36 orë pas lindjes në maternitet dhe më pas dërgohen në shtëpi. Së dyti kur një spital rrethohet nga një grup gazetarësh dhe njerëzish kuriozë, një nënë e re e ka të vështirë që të marrë veten qetësisht. Për më tepër në familjen mbretërore ekziston një rregull i pashkruar se një çift duhet të përpiqet të ketë të paktën 2 fëmijë. 50 vitet e fundit Prince William e theu traditën familjare pasi ai dhe Kate kanë 3 fëmijë. Një gjë tjetër interesante është edhe rrobat që vishen për të dalë në publik zgjidhen me shumë kujdes. Kur Kate lindi djalin e saj të parë Princin George ajo ishte veshur njësoj si Princeshë Diana pasi lindi djalin e saj të parë Williamin në 1982. Kur lindi Louis Kate u vesh përsëri si Princeshë Diana kur ajo lindi Princin Harry në 1984-ën.

A ka mbretëresha kafshë shtëpiake?

Mbretëresha i adhuron qentë Corgi. Kur ajo ishte 7 vjeçe ajo mori dhuratë qenin e saj të parë një Corgi. Kur ishte më e rritur Mbretërësha kishte një qen të quajtur Susan. Që prej asaj kohe ajo ka mbarshtuar qentë Corgi dhe ua ka dhuruar edhe të afërmve të saj.

Çfarë pune bejnë Princ William dhe Princ Harry?

Princi William është pilot ushtarak dhe ka punuar edhe si mjek I ndihmës së shpejtë. Princi Harry ka kryer edukimin ushtarak dhe ka shërbyer në Afganistan për ca kohë. Tashmë dihet që William vijon  të merret me angazhime mbretërore që i përmbush sëbashku me bashkëshorten e tij Kate, ndersa Harry ka hequr dorë nga detyrimet mbretërore.

Nga i merr paratë familja mbretërore?

Familja mbretërore ka të ardhura personale: para nga investime dhe pronat private. Qeveria e paguan mbretëreshën dhe Princin Charles që të përmbushin detyrimet mbretërore dhe mbretëresha paguan taksa mbi të ardhurat.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF