KreuCelebrity

Eva Longoria pozon për herë të parë me të birin!

Ajo u bë nënë për herë të parë më 19 qershor të këtij viti. Eva Longoria dhe bashkëshorti Pepe Baston mirëpritën të birin, të cilin e pagëzuan me emrin Santiago. Ndonëse ka kaluar një muaj e gjysmë nga ardhja në jetë e Santiagos, aktorja e njohur nuk kishte ende asnjë foto të portretit të të voglit. Mesa duket Longoria mendoi që prezantimin e Sntiagos me botën ta bënte ashtu siç ai e meritonte, në kopertinën e një reviste.

 

Ndonëse mami ka pozuar me qindra herë për kopertina të ndryshme gjatë karrierës së saj, me siguri që kjo do të jetë ballina më e bukur e jetës së saj. Eva dhe Santiago janë shfaqur në cover-in e “Hola”, ndërsa fotografi ka kapur një moment të të voglit, ku ka ngritur dorën a thu se po përshëndet të gjithë ata që po e shohin. Mami Eva e veshur e gjitha me të bardha, si për t’I dhënë edhe më shumë dozën e paqtë fotos domëthënëse.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF