Kejsi Tola pjesë e ekspozitës së famshme suedeze!

Një muze shumë i njohur në Suedi ka bërë pjesë të tij edhe këngëtaren shqiptare Kejsi Tosa. Kejsi këto ditë është një ndër të ftuarat speciale në këtë në atë muze, por gjithashtu ajo është e pranishme aty edhe nëpërmjet një skulpture, imitimin e këngëtares në pjesmarrjen e saj në Eurovizion në vitin 2009. “ABBA the museum” është një muze krijuar në nder të grupit të njohur të muzikës ABBA, origjina e të cilëve ishte Suedia. “ABBA the museum” realizon shpesh ekspozia të ndryshme që kanë lidhje vetëm me muzikën, këngëtarët dhe arritjet e tyre, e mesa duket kësaj here kanë menduar që të fusin edhe këngëtaren shqiptare.

Performanca e Kejsit në Eurovizionin e vitit 2009 duket se u ka lënë mbresa organizatorëve të kësaj ekspozite, ndaj për kënaqësinë e të gjithëve, një kukull e vogël e veshur me një fustan të shkurtër njësoj si Tola në performacën e saj të Eurosongut është aty dhe ju pret ta vizitoni!

 

 

 

Previous ArticleNext Article