KreuHoroskop

Kujdes nëse i keni partnerë/ Këto 5 shenja të zodiakut tradhëtojnë shumë!

Një nga problemet kryesore ndër çiftet është tradhëtia. Edhe atëherë kur realisht nuk ka ndodhur asgjë, dyshimi dhe më i vogël për partnerin bën që të krijohen tensione ose probleme mes të dashuruarve. E nëse disa vërtetë janë besnikë dhe të patundur, të tjerë e kanë mani të tradhëtojnë.

Ndonëse jo gjithmonë mund të kemi kontroll ndaj të gjitha situatave, kjo nuk do të thotë që të mos tregojmë kujdes ose vetë të jemi të kujdesshëm. Besojeni ose jo, ndër dymbëdhjetë shenjat e zodiakut, pesë prej tyre kanë më shumë nga të gjithë tendencën për të tradhëtuar. E gjeni veten ose partnerin në ndonjë prej tyre?

BRICJAPI

Jeni shenjë e tokës dhe shumë ambiciozë për të arritur shumëçka. Kërkoni me këmbëngulje siguri dhe stabilitet në marrëdhënien tuaj, dhe nuk mund të investoheni në diçka që nuk e keni të sigurt se si do të vijojë. E kur i dëgjon të gjitha këto, dukeni si shenja më besnike e zodiakut, por ja që gjithçka të lartpërmendur e kërkoni nga tjetri, dhe jo nga vetja. Nëse ju pëlqen dikush tjetër, do ta tradhëtoni partnerin qoftë dhe për një natë, e t’i riktheheni rutinës së zakonshme.

UJORI

Tashmë është e ditur që ju e adhuroni lirinë dhe individualitetin. Edhe kur dashuroheni shumë, ju duket sikur po ju merret fryma dhe dëshironi të çliroheni diku. Kështu, nuk është aspak çudi që të hidheni në krahët e një personi tjetër që nuk është partneri juaj, vetëm për t’i provuar vetes se nuk ekziston askush që t’ju mbajë aq fort pas vetes.

PESHQIT

Ju nuk keni ndonjë problem specifik, përpos faktit se jeni shumë romantik, e si të tillë ëndërroni pa masë. Krijoni botën tuaj të fantazisë, ku udhëtoni pothuajse gjatë gjithë ditës me mendje. E nëse krijoni një lidhje tjetër sado të shkurtër, jashtë asaj aktuales, gjithçka e bëni vetëm për hihr të kësaj botë fantazie që keni në kokë.

DEMI

Njësoj si Bricjapi, edhe ju njiheni për predikimet e besnikërisë në një lidhje. Përpiqeni gjithmonë t’ia bëni të qartë jo vetëm partnerit, por edhe të tjerëve, se tradhëtia është një ndër gabimet më të mëdha që mund të bësh në një lidhje. Kërkoni stabilitet dhe qetësi dhe këtë e pasqyroni edhe në aparencë, por ja që kjo është thjeshtë një ‘maskë’ për të fshehur tendencën tuaj të pashmangshme për të tradhëtuar, qoftë edhe një herë në jetë.

GAFORRJA

Jeni romantik, emocional, të dashuruar pas vetë romancës. Kërkoni me çdo kusht një partner që t’ju qendrojë besnik përjetë dhe të mos ndaheni kurrë. Dhe po, kjo është karakteristike e juaja – jeni gjithmonë në kërkim të partnerit ideal. Kur e gjeni, përpiqeni ta trajtoni si mos më mirë, por ja që natyra juaj prej çapkëni/e ju shtyn të shihni edhe të tjerë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF