KreuCelebrity

Ronela Hajati: Femrat në hije këtë verë, ngado vjen era testosteron!

Ronela Hajati kudo që shkon tërheq vëmendjen, por këtë herë nuk bëhet fjalë për diçka që ka bërë, por për diçka që ka thënë. Gjatë emisionit “Kafe In”. Ronela ka folur për veten dhe për projektet e saj gjatë verës dhe ndërsa nuk ka folur për hedhjen në treg të ndonjë videoklipi ajo foli rreth koncerteve që do të jap këtë verë.

Sipas saj gjërat kanë ndryshuar në tregun muzikor dhe nuk është ndryshim për mirë. Rreth çështjes ajo është shprehur: “Gushti është pak më i zënë se muajt e tjerë sepse janë edhe koncertet, por nuk mund të themi se është njëlloj si vitet e tjera. Ky sezon është shumë dobët, ka rënë shi, njerëzit nuk kanë ardhur, shumë gjëra në jug janë anulluar.”

Përsa i përket dallimeve gjinore në punë sipas Ronelës kjo është bërë shumë e ndjeshme. Vera po dominohet nga djemtë dhe ato pak femra janë lënë në hije.
“Sidomos për femra tregu është bërë shumë keq këtë vit. Mund ta themi me plot gojën, vjen era testosterone, në gjithë klabet janë vetëm çuna. Unë mendoj se edhe ato femra që janë, u ka rënë puna” , – përfundoi këngëtarja.

Kur ankohet dhe një këngëtare si Ronela që është shumë e dashur nga publiku dhe me siguri kërkesat I ka të mëdha situata duhet të jetë vërtetë keq.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF