KreuCelebrity

14 fakte që nuk i dinim rreth Princeshës Diana!

Ajo është shkolluar në shtëpi deri në moshën 9 vjeçare pasi në atë kohë ishte e zakonshme që fëmijët e shtresave të pasura të shkolloheshin nga një mësues privat në shtëpi

Ajo nuk ka qenë studente e ekselencës. Pasi ngeli në dy provime në moshën 16 vjeçare e la shkollën West Heath dhe u dërgua në Suedi me studime

Ajo ka qenë edukatore. Pasi mbaroi studimet në Suedi, Diana punonte part-time si pastruese dhe babysitter derisa gjeti punën si edukatore në shkollën Young England School

Diana dëshironte që të bëhej balerinë dhe ka studiuar balet në moshë të vogël por duke qenë se u zgjat shumë nuk mundi të ishte balerinë. Nga dashuria e madhe që ajo kishte për baletin derisa vdiq ishte një mbështetëse e zjarrtë e  English National Ballet

Motra e Dianës Sarah Spencer shoqërohej me Princ Charles para të motrës. Diana është njohur me Charles në moshën 16-vjeçare në një festë familjare.

Diana u fejua me Princin Charles në moshën 19 vjeçare dhe u martua në moshën 20 vjeçare, pasi Charles 12 vjet më i madh se ajo ishte nën presion për tu martuar

Ajo e zgjodhi unazën e saj të fejesës nga një katalog i koleksionit të Garrard edhe pse unazat mbretërore zakonisht bëhen me porosi. Unaza përmban 14 diamante të cilët rrethojnë një Safir blu 12 Karat të vendosur në flori të bardhë, që tashmë i përket Dukeshës Kate Middleton

Fustani i dasmës së saj prej mëndafshi, me një vello 7.5 metra është më i madhi në historinë mbretërore, i dekoruar me temina, qëndisma dhe 10.000 perla

Ajo gjatë betimeve të dasmës me Princin Charles nuk u betua që do ti ‘bindej’ atij. Kjo ndodhi edhe 3 dekada më vonë me Princin William dhe Kate Middleton

Ëmbëlsira e saj e preferuar ishte pudingu me gjalp dhe bukë

Ngjyra e saj e preferuar ishte roza

Ajo ka një ngjashmëri të pabesueshme me mbesën e saj Lady Kitty, vajzën e vëllait të saj të vogël, Charles Spencer

Ajo nxorri në ankand 79 nga fustanet e saj dhe mblodhi plot 5.76 milion $ për bamirësi për të sëmurët me kancer gjiri dhe SIDA. Ankandi u mbajt dy muaj para vdekjes së saj

Princeshë Diana është varrosur në një ishull i cili gjendet në mes të Oval Lake të parkut Althorp që është pronë e familjes së saj

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF