KreuArt

Ndahet nga jeta tenori Gaqo Çako!

Është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare mbrëmjen e së mërkurës tenori i mirënjohur shqiptar Gaqo Çako. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur faqja zyrtare e facebook e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku me hidhërim njofton largimin nga jeta të “Nderit të Kombit”, simbolit historik të muzikës operistike shqiptare. Gaqo Çako, tenori vizrtuoz që la gjurmë në muzikën lirike shqiptare do t’i mungojë fizikisht familjarëve, miqve e dashamirësve, por vepra që ai la pas do të jetojë përgjithmonë, sa kohë të ketë muzikë operistike. Homazhet në nder të tij do të mbahen sot prej orës 11:00 deri në orën 12:00 në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, prej ku do të përcillet më pas drejt banesës së tij të fundit.

Çako është babai i kantautorit  të njohur Pirro Çako!

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF