KreuBusull

Të ecësh në ‘Duart e Zotit’, në urën e famshme në Vietnam!

Është kthyer në atraksionin turistik anekënd botës një urë në Vietnam, e cila  është 900 metra e lartë dhe fiksohet nga dy duar gjigande, të cilat të krijojnë iluzionin se janë pikërisht këto duar që mbajnë urën 150 metra të gjatë. E vendosur mbi kodrat e Vietnamit, aty ofrohet një pamje spektakolare për të gjithë turistët, të cilët kanë qenë të shumtë që prej hapjes në qershor. Disa prej tyre janë shprehur se teska ecin  dhe shohin ato duar gjigande atyre u krijohet përshtypja se po ecin në Duart e Zotit. Në pamje të parë duart duken si prej guri, por në të vërtetë janë ndërtuar duke përdorur rrjeta çeliku. Që prej qershorit selfiet në rrjetet sociale në Duart e Zotit kanë qenë të shumta, aq sa kanë surprizuar edhe vetë arkitektët e kësaj ure.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF