KreuCelebrity

Rihanna probleme me ushqimin: “Duhet t’i vë fre nepsit tim”

Ajo njihet si një nga femrat më të bukura në botë. Përveç se e talentuar ajo është bekuar me linja perfekte, por si çdo njeri edhe ajo bie në tundim. Rihanna flet për një nga problemet e saj dhe ka të bëjë me peshën dhe konsumin e pakontrolluar të ushqimin. Kohët e fundit u vu re që ajo mori peshë ekstra dhe shumë herë u hodhën dyshime që ajo mund të ishte shtatëzënë, por e verteta është që ajo thjesht hante shumë!
Jo vetëm që hante, por hante në 12 të natës dhe çdo herë të njejtën gjë, të preferuarin e saj, Mac ‘n’ cheese nga McDonald’s!


E intervistuar për British Vogue Rihanna ka thënë se tani që arriti të 30-tat ajo ka vendosur të ndjekë një dietë strikte dhe gjithashtu t’i rikthehet palestrës edhe pse nuk dëshiron që të humbasë shumë peshë por mendon që duhet të kujdeset për veten dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që të ketë nnjë peshë të qendrueshme.
“ Unë duhet të jem e shëndetëshme sepse jam 30 tani dhe nuk mund të bëj më lojra. Nuk mund të luaj më lojën “mac’n’chess-në-mes-të-natës” – ka thënë Rihanna

Na vjen mirë që Rihanna ka zgjedhur të ketë një jetë të shëndetëshme dhe një dietë të balancuar, por s’mund të themi që na ngushëllon shumë fakti që edhe yjet si ajo fitojnë peshë si të gjitha ne dhe e kanë po aq të vështirë t’iu bëjnë ballë tundimeve të ushqimit!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF