KreuBusull

Video/ Vëllai i madh bën tatuazh portretin e vëllait të vogël me Sindromën Down. Reagimi i tij përloti rrjetin!

Ky është një moment i prekshëm kur vëllai më i madh ka bërë tatuazh portretin e vëllait më të vogël, i cili është me sindmën down. Nëna e tyre ka ndarë videon kur dy vëllezërit janë në makinë dhe Rafa i tregon të vëllait Erick krahun në të cilin ishte gdhendur brenda gojës së një luani fytyra e tij. Momentet e para Erik duket se ishte tërësisht i hutuar, por pasi e kuptoi atë çfarë kishte bërë vëllai i tij i madh në krah, ai u ngazëllye duke e përqafuar dhe puthur Rafën në shenjë falenderimi. Kjo video ka prekur zemrat e mijëra njerëzve duke shfaqur dashurinë e pakusht mes dy vëllezërve.

“Shihni reagimin e ‘qeshunit’ tim kur pa fytyrën e  tij brenda gojës së luanit. Prandaj i kërkoi Rafa, Erikut që të bëjë një fytyrë të lumtur”, shkruan nëna e tyre, Soares Sheila nën video. Kaq ka mjaftuar që video të shpërndahet dhe të bëjë xhiron e rrjetit, nga njerëzit që janë prekur nga kjo dashuri kaq e pastër mes vëllezërish.

Më tej nëna e tyre shtoi sërish: “Miq, kur e postova në fillim këtë video nuk do ta kisha imagjinuar se do të kishte këtë impakt kaq të madh që pati tek njerëzit. Ky quhet Zot. Nuk kam patur asgjë të lehtë në jetë dhe vetëm Zoti dhe miqtë tanë të afërt e dinë së çfarë kemi kaluar me Erikun. Shumë beteja, humbje, vështirësi, por unë kurrë nuk hoqa dorë nga fëmijët e mi. Por në fund fitova…”. Në fakt kur një nënë sheh momente të tilla, pavarësisht vështirësive që i ka sjellë jeta do të ndihej më se e fituar e me shpirtin Plot.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF