KreuCelebrity

Familja ime në trupin tim…Ja tatuazhet me emra dhe portrete të VIP-ave shqiptar

Tatuazhet janë një mënyrë për të shprehur veten, pasionet, qëllimet, hobet, për të mbajtur gjallë kujtimin e një personi të dashur që nuk është më në jetën tuaj, apo në raste të tjera shumë preferojnë që një emër të dashur të familjes, ta shenjojnë përgjithmonë në trup.

Nënën, babain, fëmijën, motrën, vëllain, bashkëshortin/en çdo njëri prej nesh i ka të shtrenjt, e përjetësisht ‘tatuazh në zemër’, por shumë zgjedhin që emrat, apo porterert e tyre t’i shkruajnë edhe në trup. Ne ju sjellim VIP-at shqiptar që kanë gdhendur përgjithmonë në trupin e tyre, emrat apo portretet e të dashurve të tyre. Një kujtim i bukur dhe kaq domethënës!

Jonida Maliqi ka tatuazh emrin e të birit Dan

Anxhelina Hadërgjonaj ka tatuazh dy diamantë, që simbolizojnë mamin Albërie dhe motrën Agnesa

Çiljeta Xhilaga ka tatuazh një diamant dhe emrin e të birit Fernando

Valbona Mema ka tatuazh portretin e bashkëshortit të ndjerë Sokol

Barbana Dini ka tatuazh portretin e të vëllait të ndjerë, Ergi Dini

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF