KreuKuzhine

Lajm i mirë për birrëdashësit! Kjo pije ka ca të mira që as nuk e kishim imagjinuar!

Gëzuar për këtë! Sipas shkencëtarëve birra redukton sëmundjet e zemrës dhe përmirëson shëndetin e trurit.

Birra është një ndër pijet alkolike më të preferuara në botë dhe fatmirësisht  për shumë konsumues të rregullt të saj , duket se birra mund të ketë një sërë benefitesh për shëndetin si reduktimin e sëmundjeve të zemrës dhe shëndet më të mirë tëtrurit, kjo sipas shkencëtarëve që e kanë publikuar këtë studim në American Journal of the Medical Sciences.

Ata pretendojnë se birra përmban më shumë protein dhe vitamin B sesa vera, është më e pasur në antioksidantë dhe mund tëreduktojë sëmundjet kardiovaskulare. Sipas studimit përmbajtja e antioksidantëve të birrës është e njëjtë më të verës por antioksidantët specifikë janë të ndryshëm pasi përbërësit e përdorur për prodhimin e birrës përmbajnë flavonide tëndryshëm nga ato që gjenden te rrushi që përdoret për prodhimin e verës.

Fizikantët duhet të jenë të vetëdijshëm mbi faktet që mbështesin benefitet ushqyese dhe të shëndetshme të konsumimit të alkolit si pjesë e një stili jetese të shëndetshëm.

Dietologia Sisi Yip tha për South China Morning Post: “Birra përmban gjurmë sasie të mineraleve si kalciumi, magnezi, selenium, flor dhe silicon. Përveç këtyre birra përmban dhe njësërë polifenolesh që ndihmojnë trupin të luftojë sëmundje tëndryshme.

BURIMI/ DAILYMAIL

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF