KreuFashion

Ndahet nga jeta nëna e Ardit Gjebreas!

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së premtes Meropi Gjebrea, nëna  e moderatorit Ardit Gjebrea. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë Arditi në llogarinë e tij në instagram ku shkruan: “Nuk e di a do të mësohem dot me mungesën tënde. Lutem që ëngjëjt të kujdesen për ty”. Fjalët ngushëlluese nga miq e ndjekës të Gjebreas kanë qenë të shumtë, duke u bashkuar të gjithë me dhimbjen e kësaj  humbje të madhe për Arditin. E ndjera do të përcillet sot në orën 17:00, për në banesën e fundit ku do të prehet në varrezat e Sharrës!

Bordo i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Gjebrea!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF