KreuCelebrity

Çiljeta flet për mundësinë e një ndërhyrjeje tjetër : “Gjoksi im vazhdon të rritet”

Pamja e Çiljeta Xhilagës ka qenë gjithmonë e lakmuar nga meshkujt dhe femrat, këto të fundit me siguri kanë dëshiruar gjithmonë një gjoks si ajo.
Ndërkohë që shumë mund të kenë ëndërruar për të pasur përmasa si të sajat, për të ka qenë një problem i hershëm dhe e ka detyruar atë që të bëjë një ndërhyrje në gjoks për ta zvogëluar nga masa 6 në 3.


Në një intervistë për “Edicionin Veror”, Çiljeta rrëfeu se vazhdon t’i rritet gjoksi paçka ndërhyrjes që ajo bëri vite më parë.
“Hunda, gjoksi dhe veshët rriten gjatë gjithë jetës. Kur është gjenetike, gjoksi do të vazhdojë të rritet. Më kanë thënë që duhet ta operoj 1 herë në 4 vite’’, – ka thënë ajo kur është pyetur rreth çështjes, por ajo nuk ka ndërmend të bëjë një ndërhyrje tjetër.
Përsa i përket ndërhyrjes së vitit 2016, ajo u krye sepse këngëtarja kishte probleme me shtyllën kurrizore.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF