Beyonce rreth vështirësive së shtatëzanisë së dytë dhe peshës ekstreme: “ Isha 98 kg, e fryrë nga toxemia dhe të tre ishim në rrezik” 0 1363

Këtë muaj në revistën Vogue Us do të shihni të jashtëzakonshmen Beyonce. Si rrallë ajo ka zgjedhur të flas për shumë gjëra dhe mes të tjerash për shtatëzaninë e saj dhe mënyrë sesi ajo ka përballuar dy lindjet e saj dhe peshën trupore pas lindjeve.




Çudi duket kur dëgjon që një njeri me influencë të tillë si diva e muzikës mund të ndikohet nga fjalët e tjerëve, por është e vërtetë. Ajo është ndjerë shumë e prekur nga ajo që të tjerët mendonin për peshën e saj pas shtatëzanisë së parë, madje aq shumë është ndikuar sa që vendosi të humbiste gjithë peshën e shtatzanisë së parë në 3 muaj, madje planifikoi edhe një tur të vogël për t’u siguruar që do t’ia arrinte qëllimit të saj.


“Tani që e kthej kokën pas, ishte një çmenduri. Unë isha ende duke ushqyer vajzën me gji ndërkohë që performoja në turin tim të 2012” , – ka treguar Beyonce në lidhje me çështjen.

Në lindjen e dytë ajo vendosi ta merrte situatën në dorë. Kuptoi që nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa shëndeti yt dhe I fëmijëve të tu dhe trupi të cilin keni për sa kohë është i shëndetshëm, është një bekim dhe duhet të mësoni ta doni. Nëse e doni ju do ta duan edhe gjithë të tjerët.

“Unë isha 98 kg kur linda Rumin dhe Sir. Isha shumë e fryrë nga toxemia dhe kam ndenjur në regjim shtrati për më shuëm se një muaj. Unë dhe fëmijët ishim në rrezik dhe unë linda me anë të një operacioni shumë të vështirë. Gjatë kohës së rikuperimit tim vendosa t’i jap vetes shumë kujdes dhe dashuri. E pranova veten time ashtu siç isha, me forma. Gjashtë muaj pas lindjes u përgatita për Coachella. U bëra përkohësisht vegane, lashë kafenë, alkoolin dhe të gjithë pijet e frytave, por isha e duruar me veten time dhe e shijova peshën time. Edhe fëmijët e mi dhe bashkëshorti im e pëlqyen trupin tim. Është shumë e rëndësishme për burrat dhe gratë që të pranojnë trupin e tyre ashtu siç ai është. Edhe sot krahët e mi, shpatullat, gjoksi dhe kofshët janë më të plota. E kam akoma barkun e shtatëzanisë, por nuk kam ndonjë nxitim për ta hequr atë. Mendoj se ai tregon të vërtetën. Kurdo që unë të jem gati që të kem muskuj barku , do të aktivizohem dhe do të punojë derisa ti kem, por deri atëherë, barku im dhe unë duket se jemi të prerë për njëri – tjetrin” , – ka përmbyllur ajo rrëfimin e saj.

Previous ArticleNext Article