Buzëkuqi perfekt sipas shenjës së horoskopit! 0 460

Një eklips na ‘detyron’ që të bëjmë një ndryshim në jetën tonë dhe ta shohim botën pak më ndryshe se zakonisht. E ku ka mënyrë më të mirë për të ndryshuar se një pamje e re inspiruese dhe një buzëkuq i ri ? Kjo është koha perfekte për të rrezikuar me makijazhin.



Dashi duke qenë shenja e parë e zodiakut, natyrisht tërhiqet drejt energjikes, ngjyrave të zjarrta si e kuqja dhe portokallia e shëndritshme.

Demi tenton të ruajë një makijazh klasik por eklipsi i 27 Korrikut inkurajon një ndryshim të guximshëm. Zgjidhni një nuancë që është përtej kufijve si blu kobalti dhe përqafoni anën tuaj rebele.

Binjakët do të marrin një pushim të nevojshëm me këtë eklips. Qëndroni te thjeshtësia dhe shkëmbeni ato nuancat e çuditshme me një balsam të butë për buzët.

Gaforrja tenton te nuancat e lehta dhe nuk rrezikon për shkak të anës së tyre emocionale- por tashmë ka ardhur koha që kjo të ndryshojë. Një buzëkuq shkëlqyes në ngjyrë të purport është perfekt.

Luani ka lindur me një qasje të guximshme dhe të sigurt në jetë dhe kur eklipset bien në shenjën e tyre ky buzëkuq mat e i guximshëm do t’u japë një pamje perfekte.

Virgjëresha. Duke qenë se eklipsi ra te luani fqinji juaj ai do të ketë një ndikim të fortë prandaj nuk ka kohë më të mirë për një ndryshim dramatik. Zgjedhja e duhur? Një buzëkuq i zi.

Peshorja po përjeton një eklips në shtëpinë e 11-të të punës në ekip e cila nxjerr në pah ëmbëlsinë e tyre. Zgjidhni një nga këta tre buzëkuq balsam me bazë frutash.

 

Akrepi është misterioz, pasionant dhe tenton me nuancat e pasura ekzotike. Me eklipsin në shtëpinë tuaj të 10-të të karrierrës dhe ambicies provoni këtë nuancë neutrale.

Shigjetari është një shenjë e padurueshme që pëlqen të provojë dhe nuk shpenzon kohë duke vendosur buzëkuq. Gjithësesi ky eklips sjell një ndjenjë të sofistikuar dhe ky buzëkuq është perfekt për ju.

Bricjapi është një shenjë që i pëlqen të ruajë pamjen sa më natyrale por me këtë eklips ata duhet të eksperimentojnë me nuancat për të nxjerrë në pah njëbrirëshin e tyre të brendshëm.

Ujori është një shpirt i lirë bohemian që adhuron të provojë nuanca të reja. Në nder të eklipsit, jini vetvetja me një buzëkuq të errët.

Peshqit janë tipa eksperimentalë falë aftësive artistike që kanë. Me eklipsin që bie në shtëpinë e tyre të 6-shtë të jetesës së shëndetshme, zgjidhni këtë buzëkuq me vaj jojoba, perfekt për rigjenerimin e qelizave të lëkurës.

Previous ArticleNext Article