KreuFashion

Gabimet e sjelljes që të shkatërrojnë lidhjen!

Në fillimin e lidhjes, partnerët përpiqen t`i tregojnë njëri-tjetrit anën e tyre më të mirë, por me kalimin e kohës, karakteri i vërtetë i gjithsecilit del në pah. Duke qenë se tani ndihen më rehat me njëri-tjetrin, e lejojnë të shfaqet i plotë personaliteti i tyre. Por familjarizimi i tepërt bart në vetvete edhe rreziqe që mund të dëmtojnë marrëdhënien. Ndaj nuk duhet të bësh këto gabime:

Mos e kritiko shumë ashpër partnerin- një situatë e tillë e përsëritur do ta bëjë të ndihet keq vazhdimisht dhe askush nuk dëshiron të jetojë kështu

Mos prit që ai ta dijë se cfarë ke ti ndërmend

Mos i shmang diskutimet e vështira, sepse kështu nuk i zgjidh, vetëm i shtyn në kohë e ato akumulohen

Mos lejo pasiguritë të qëndrojnë në rrugën e lumturisë tënde. Ato cojnë në ankth e depresion dhe e tensionojnë lidhjen

Mos rri gjithë kohën duke u mbrojtur-  edhe ti gabon e duhet të marrësh përgjegjësi

Mos i fshih gjërat sepse kjo e përkeqëson situatën

Mos hiq dorë nga dëshirat dhe interesat e tua- është mrekulli të keni interesa të përbashkëta, por edhe ruajtja e një niveli të caktuar pavarësie është e nevojshme

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF