Jonida Maliqi siç ndoshta nuk e mbani mend, ja si dukej para 15 viteve! 0 1596

Jonida Maliqi përveç famës që ka si këngëtare tanimë njihet edhe si një nga femrat më me stil në Shqipëri.

Gjithmonë e veçantë dhe frymëzuese ajo ka ditur të vijë ndryshe që shumë vite më parë, për të qenë totalisht të saktë që në 2003-in!

Në 2003-in, Jonida ka qenë pjesë e spektaklit La La La , një program veror ku mes të tjerash merrnin pjesë dhe këngëtarë. Në videon që Jonida ka ndarë në Instastory-n e saj vihet re ajo, me fund të shkurtër dhe me kanotierë që zbulon të gjithë barkun, sy të lyer me ngjyrë të dukshme dhe flokë të shkurtër.


Fytyra me të cilën Jonida e ka shoqëruar postimin është pak e turpëruar dhe ndoshta këngëtares nuk i pëlqen shumë vetja si duket në këtë foto, por e vëerteta është që në atë kohë me siguri ajo i ka thyer ca tabu me këtë look guxues!

Previous ArticleNext Article