Si të krijosh një përshtypje të mirë për vetëm 7 sekonda! 0 248

Shkenca thotë se keni vetëm 7 sekonda në dispozicion për të lënë një përshtypje të mirë, qoftë në një intervistë pune apo në përpjekjen për të impresionuar dikë. Por me kaq pak kohë në dispozicion si mund të bëjmë të mundur që të dallojmë?



Më poshtë ju paraqesim disa këshilla se çfarë duhet të bëni:

Mendohuni mirë

Duhet të mendoni se kë do të takoni apo kërkesat që ka puna që po aplikoni. Mendoni mirë se si mund të ‘projektoni profesionalizmin’ gjatë një takimi dhe stilojeni veshjen tuaj në bazë të kësaj.

Kuptoni kompaninë dhe markën

Nëse jeni duke u intervistuar për një rol, po intervistoheni edhe për të prezantuar atë markë. Mënyra më e mirë për tu informuar rreth markës së kompanisë është të kontrolloni website-in e tyre personal dhe të informoheni me detaje.

Mësoni mirë bazat

Thjeshtësia është gjithnjë ‘mbreti’ kur do të shkëlqesh në një intervistë pune. Vishuni thjesht dhe mos vendosni shumë bizhuteri dhe sigurohuni që thonjtë tuaj të jenë të pastër dhe të zbukuruar. Nëse bëni manikyr sigurohuni që të jetë një ngjyrë e lehtë si nude që të dukeni profesionale.

Vishuni si duhet

Hapi i parë është që të visheni si duhet që do të thotë të visheni sipas trupit tuaj. Të kuptoni trupin dhe moshën tuaj që të visheni në mënyrën e duhur tregon se keni kontroll të plotë mbi atë që jeni dhe atë që bëni.

Projektoni pritshmëritë tuaja

Të visheni si duhet për një intervistë pune është gjëja më e rëndësishme. Nëse visheni si ju doni që të tjerët t’ju kuptojnë atëherë ju filloni të ndiheni dhe silleni në po të njëjtën mënyrë. Do të habiteni nga vetëbesimi që do t’ju krijohet vetëm nga veshja.

Burimi/Dailymail

Previous ArticleNext Article