KreuCelebrity

Angela Martini rrëfen njohjen me bashkëshortin e saj dhe shumë të tjera

Modelja, Angela Martini u martua me të dashurin e saj në vitin 2017, Dragos Savulescu, në një ceremoni intime në Las Vegas. Që nga ajo kohë dhe deri më sot nuk kanë munguar fotot e tyre në Instagramin e Angelës dhe për hir të së vërtetës çifti duket i dashuruar si ditën e parë.
Marrëdhënia e tyre pasionante ka rënë në sy të ndjekësve dhe kjo ka qenë arsyeja përse disa fansa e kanë pyetur modelen në lidhje me njohjen e saj me bashkëshortin.
“Ku dhe si jeni takuar me bashkëshortin” , – ka pyetur një fans.

“U njohëm në një festë që po mbahej në shtëpinë e tij në Los Angeles, në kuzhinë, në të njëjtën shtëpi ku jetojmë bashkë sot. Kjo foto është bërë mbrëmjen që u takuam për herë të parë”, – ka treguar modelja për të gjithë kureshtarët.

Ndërkaq një fans tjetër ka kërkuar të dijë se çfarë e kishte bërë Angelan të binte në dashuri me Dragos dhe lista e saj ka qenë e gjatë dhe në të përmendeshin që nga mirësia dhe besnikëria dhe deri tek puthjet e tij.
Mesa duket Angela ka gjetur të duhurin dhe kjo është diçka e mrekullueshme!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF