Brenda shtëpive të fëmijërisë së Meghan Markle! 0 1735

Kjo është historia e pjesëtares mbretërore me origjinë Amerikane e cila ka jetuar në apartamente të errët dhe të vegjël derisa fitoi famë nga seriali ‘SUITS’ dhe u martua me princin Harry.Jetesa me nënën e saj në një apartament të vogël e të errët në një rrugicë të paklasifikuar në zemër të Los Angeles, askush nuk e imagjinonte se Meghan Markle do të ishte pjesë e familjes mbretërore Britanike pothuajse 3 dekada më vonë.



Këto janë shtëpitë modeste ku dukesha e Sussex ka kaluar fëmijërinë e saj me të dy prindërit dhe pas divorcit të tyre

Fillimet e saj zënë vend në Rrugën Providencia në Woodland Hills ku ajo ka jetuar me prindërit e saj, motrën dhe vëllain nga babai Thomas Jr. dhe Samantha. Ajo jetoi atje deri në moshën 2 vjeçare dhe ishte shtëpia më e madhe ku ka jetuar gjatë rinisë së saj.

Doria dhe Thomas prindërit e Meghan u martuan në dhjetor të viti 1979 dhe u ndanë 4 vjet më vonë dhe Meghan u zhvendos me nënën e saj. Pavarësisht faktit se Meghan ka jetuar në shtëpi modeste ajo ka qenë në çerdhe dhe kopshte prestigjioze privatë, ku për një vit kopësht paguhej shuma prej 18.800$ ndërsa shuma 22.600$  në vit për shkollën fillore.

Kur Megan filloi shkollën e mesme Immaculate Heart me 15.900$ viti ajo u zhvendos te babi i saj në Vista Del Mar nga viti 1991-1999. Apartamenti i babait të saj, ku ajo jetoi deri në moshën 17 vjeçare,  ndodhej në kat të parë dhe përbëhej nga dy dhoma të vogla me dritare me hekura. Tashmë ky apartament është rinovuar dhe ja si duket tashmë apartamenti ku Meghan ka jetuar dikur me të atin.

Meghan ka punuar në punë të ndryshme me kohë të pjesshme dhe si vullnetare . Ajo ka qenë asistente në Paper Store në Beverly Hills ku edhe mësoi të bënte kaligrafi dhe shërbente kos të ngrirë tek Humphrey Yogart, në Sherman Oaks.

Pasi filloi Universitetin në Illinois ajo u takua me producentin e filmave Trevor Engelson në një bar gjatë një vizite në shtëpinë e saj në LA. Ata u martuan më 2011 dhe banonin pas një klubi në Sunset Strip ku Engelson banon akoma ndërsa Meghan jetoi atje derisa filloi xhirimet e serialit Suits në 2011 ku më pas u zhvendos në Toronto dhe 2 vjet më pas u nda nga 41 vjeçari. Është fëmijëria e saj ajo që e përcakton Meghan si njeri, si aktore aspiruese dhe tashmë një pjestare e adhuruar e familjes mbretërore.

Burimi/Dailymail

Previous ArticleNext Article